Personi që shihni në foto është polici i arrestuar për përfshirje në prodhim dhe shitje droge.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për se Lorenc Gropa akuzohet se kryente veprimtari të paligjshme në lokalin e tij, ndërsa pas hekurave ranë 3 kushërinj të tij, Klevis Gropa, Ledjon Gropa dhe Skerdilajd Levendi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Të proceduar janë Maliq Gropa (babai i policit) dhe Bruno Festimaj. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e policisë dhe ndaj tij ka nisur ecuria disiplinore për shkelje të rëndë për përjashtim nga radhët e policisë.
()