Kosovë, Ballkani dominon, feston titullin e 3-të radhazi

FC Ballkani është kurorëzuar me titullin e tretë të kampionit në AlbiMall Superligë dhe do ta përfaqësojë Kosovën në kualifikimet për Ligën e Kampionëve. Pas ndeshjes së javës së fundit të këtij edicioni Ballkani – Prishtina (2:1), që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë, Federata e Futbollit e Kosovës e organizoi ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe trofeut për ekipin kampion. Trofeun për kapitenin Edvin Kuç e ndanë së bashku presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe përfaqësuesi i AlbiMall-it, Albi Humolli. Ndërkohë, në ndeshjet e tjera Llapi shënoi fitore bindëse ndaj Lirisë, me rezultat 5:1, në Prizren, duke e siguruar pozitën e dytë që ia mundëson pjesëmarrjen në kualifikimet për Ligën e Evropës. Drita barazoi 1:1 me Malishevën dhe e mbylli kampionatin në pozitën e tretë, derisa malishevasit në pozitën e katërt.

Këto dy skuadra do të paraqiten në kualifikimet për Ligën e Konferencës. Ndërkaq, Gjilani me fitoren kundër Dukagjinit në Klinë (4:2) arriti t’i shmanget pozitës së barazhit, në të cilën mbeti Feronikeli 74, pavarësisht fitores kundër Fushë Kosovës (3:0). Tani Feronikeli 74 do të luajë në barazh me fituesin e ndeshjes së barazhit të Ligës së Parë, Dinamo – Prishtina e Re. Nga elita qysh më herët janë përshëndetur Liria dhe Fushë Kosova, derisa pjesëmarrjen në këtë rang të garave e kanë siguruar më herët Ferizaj dhe Suhareka.

Arena e Lajmit

Kosovë, Ballkani dominon, feston titullin e 3-të radhazi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook