Një 53-vjeçar është arrestuar nga blutë e Fierit pasi rezulton se ishte i shpallur në kërkim.
Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit, ndaj 53-vjeçarit ishte vendosur masa e sigurisë ‘’Arrest në burg’’.
Shtetasi E. V., 53 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim, akuzohet për plagosje e rëndë me dashje
Njoftimi i policisë:
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim E. V., 53 vjeç, banues në fshatin Fermë Çlirim, Fier, pasi Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për këtë shtetas për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.