Petrit Vasili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale është shprehur se 5 prioritetet e Partisë së Lirisë janë tashmë një rrugë e qartë dhe e argumentuar thellë për shpëtimin e vendit si një shprese për një Shqipëri në ankthin e shpopullimit dhe të varfërimit gërryes.
Përballë ndodhet një qeveri që bën ligje që shkaterrojnë familjen si surrogacia , një qeveri që legalizon mbjelljen e drogës e legalizon bixhozin, thotë Vasili.
Postimi i plotë:
5 prioritetet e Partise se Lirise jane tashme nje rruge e qarte dhe e argumentuar thelle per shpetimin e vendit si nje lejtmotiv shprese per nje Shqiperi ne ankthin e shpopullimit dhe te varferimit gerryes.
Nderkohe perballe kemi vetem nje grumbullim surrogacish te qeverise rilindase qe thellojne tragjikisht shpopullimin dhe rendojne varferine duke e shnderruar ne vrasesin e vertete sociale dhe biologjike te shqiptareve.
5 prioritetet e Partise se lirise zgjidhnin, sherojne familjen dhe i japin fund shpopullimit, mizerjes me te cilen perballen pensionistet, shpetojne arsimin nga fundosja, nxjerrin nga agonia vdekjeprurese bujqesine, ringjallin ekonomine dhe u japin vleten qe kane risurseve te Shqiperise dhe duke arritur tek nje. Shqiperi me kater milion shqiptare.
Nderkohe perballe ndodhet nje qeveri ben ligje qe shkaterrojne familjen si surrogaciadhe e fermave te fermave, nje qeveri qe legalizon mbjelljen e droges, qe legalizon bixhozin, qe ben ligje per te pastruar parate e krimit si amnistia fiskale e pasaportat e arta, qe ben ligje. per te vjedhur pasuri ekonomike si Porti i Durresit, qe ben ligje qe miratojne Koncesione hajdute qindra milioneshe.
Ndaj eshte e qarte perballja e dy boteve shume te kunderta.
Botes se pergjegjshmerise me te larte politike, patriotike sociale, ekonomike dhe shteterore, qe misherojne 5 prioritetet e Partise se Lirise nga njera ane.
Nga ana tjeter eshte llumi i qeverise se Edi Rames, me e korruptuara ne Europe, qe shet kufijte e Shqiperise, perze shqiptaret dhe i zevendeson me bangladeshas e sot me filipinas, qe ja dhuron shtetin krimineleve e trafikanyeve, qe rremben pronat private dhe shqyen e. ben copa interesin publik, qe nxin ne cdo aktivitet ekonomik, social dhe te funksionimit te shtetit ligjor.
Pra sot rrugen e drejte e njohim dhe e kemi ne duart tona permes 5 Prioriteteve te Partise se Lirise.
Ndersa rruga e shkaterrimit perfundimtar, zhberjes e zhdukjes se Shqiperise quhet rilindja e Edi Rames.
Zgjedhja eshte thjeshte te gjithe se bashku te sakrifikojme gjithshka per ta bere realitetin per sot e per dhjetra vjet shume me te mire, shume me te ndritur dhe me shume dinjitet per familjen shqiptare dhe Shqiperine.