Shqetësonte bashkëshorten me telefon edhe e pajisur me urdhër mbrojtje, procedohet 36-vjeçari

Një 36 vjeçar është proceduar teksa komisariati i Lushnjës ka referuar materialet në Prokurori pasi i riu shqetësonte bashkëshorten edhe pse ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtje.

Gjithashtu u procedua edhe kunati i 36-vjeçarit, vëllai i bashkëshortes shtetasi N. B., 27 vjeç, pasi ka kanosur bashkëshortin e motrës së tij.

Teksa grupi hetimor vijon punën, materialet i kanë kaluar Prokurorisë.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. N., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka shqetësuar bashkëshorten e tij nëpërmjet telefonit, duke thyer urdhrin e mbrojtjes. Gjithashtu u procedua edhe kunati i tij (vëllai i bashkëshortes) shtetasi N. B., 27 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin E. N..

Materialet Procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Shqetësonte bashkëshorten me telefon edhe e pajisur me urdhër mbrojtje, procedohet 36-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook