Bashkia Kavajë çel sezonin turistik nga Golemi, Salianji: Nisje e mbarë në zonën më të frekuentuar të Adriatikut

Deputeti i PD, Ervin Salianji përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga Golemi, nga ku ai shprehet se Bashkia e Kavajës ka çelur zyrtarisht sezonin turistik.

Ai u shpreh se përmes panairit, festës dhe promovimit të sipërmarrjeve të zonës u bë një nisje e mbarë në zonën më të frekuentuar të Adriatikut.

Salianji shtoi se Kavaja është atraksion më vete edhe si bashki model e drejtuar nga Fisnik Qosja.

“Kavaja mirëpret turistë në çdo ditë të vitit! Nga Golemi, Bashkia Kavajë çeli dhe zyrtarisht sezonin turistik.
E nisen mbarë, me më shumë kujdes dhe promovim tek zona më e frekuentuar e Adriatikut!
Panair, festë, dhe promovim i sipërmarrjeve të zonës ishte ana e dukshme e 24/24 orëve punë për mirëmbajtje, kujdes dhe shërbime tek qytetarët!
Këtë vit u nis mbarë!
Kavaja është atraksion më vete edhe si bashki model e drejtuar nga Fisnik Qosja”, shkroi ai.

Arena e Lajmit

Bashkia Kavajë çel sezonin turistik nga Golemi, Salianji: Nisje e mbarë në zonën më të frekuentuar të Adriatikut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook