“Më të ligjtë e armiqve të vet, Shqipëria i ka nga radhët e parisë”, Rama për opozitën: Largimi i 1 mln shqiptarëve, gënjeshtër e ligë. U përpoqën të bëjnë pis…

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Milano në takim me diasporën, u shpreh se opozita gënjen kur thotë nga vendi janë larguar 1 mln shqiptarë.

Rama: 1 mln shqiptarët të larguar. Është gënjeshtër e ligë dhe e turpshme njëlloj si ajo e autobuzëve të ardhur nga Tiranë që ofendon dinjitetin patriotik të shqiptarëve të Greqisë që u shkrinë si lumi në det në atë përqafim kuqezi të Athinës për të treguar dashurinë, për të shprehur mallin e manifestuar krenarinë për Shqipërinë.

E vërtetë është që në 10- vite kanë ikur më shumë se shqiptarë se sa janë kthyer. Por Shqipëria e narkoshtetit, e mbytur në korrupsion, ku nuk ka as punë e shpresë, është një Shqipëri që ekziston vetëm në humnerën e gojëve që përndjekin tokën e fëmijëve të Shqipërisë që në 1912. Që prej asaj ditë më të ligjtë e armiqve të vet Shqipëria i pati nga radhët e parisë së vet.
Shqipëria ka një luftë të madhe me krimin e korrupsionin, të trashëguar nga shekuj ndarje të dhunshme me Europën.

Shqipëria sot ka fituar besimin e botës dhe meriton besimin e çdo shqiptari si ju që e di se asgjë nuk arrihet pa mund e sakrifica.

Arena e Lajmit

“Më të ligjtë e armiqve të vet, Shqipëria i ka nga radhët e parisë”, Rama për opozitën: Largimi i 1 mln shqiptarëve, gënjeshtër e ligë. U përpoqën të bëjnë pis…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook