Si është raporti me Ilnisën pas daljes nga spektakli? Lejdona Xheladinaj flet pa ‘doreza’ i thotë të gjitha

Ledjona Xheladinaj është në mesin e ish-banorëve të “BBV” që do jenë në studio gjatë finales së sotme. Ajo parakaloi në tapetin e kuq, e për gazetarët tha dhe dy fjalë.

E pyetur për fituesin, Ledjona shprehet e bindur se Jul Deda do triumfojë. Ndërsa e pyetur në lidhje me raportin që ka sot me Ilnisën, ajo la të kuptohet se nuk janë shoqe e se ende nuk kanë biseduar.

Pyetje- Kush fiton sonte sipas mendimit tënd?

Ledjona- Unë kur kam dalë nga BBV kur më ka pyetur Ledioni kam thënë se fiton Egla dhe e kam sqaruar, për mua Jul Deda e sigurt që do jetë fituesi i “BBV3”

Pyetje- Pse është ftohur Juli, apo se ka dëgjuar se ti the do fitoi Egla?

Ledjona- Mendoj se ka qenë ajo arsyeja se Julit i ngel hatri edhe pse e argumentova që dua ta fitoj një femer kur jam futur në shtëpi më ka dhënë një shije tjetër

Pyetje- Pak momente më parë erdhi Ilnisa kishte ndonjë hap për të ulur gjakrat?

Ledjona- Nuk e kam parë e kam parë kur jemi rifutur në shtëpinë e Bigut e kam uruar për ditëlindjen e Meritonit e kam uruar që është bërë e bukur kemi zgjedhur që shoqërinë jashtë të mos e vazhdojmë po një përshëndetje nuk ka munguar.

Pyetje- Si ka qenë përgjigja e saj?

Ledjona- Ka qenë pozitive

Pyetje- Mos më thuaj që do pini kafe?

Ledjona- Kafe vetëm nëse e pimë në Top të mblidhemi të gjithë

Ledjona- E para Heidi, në podium shof Romeon dhe Julin, e para ikën Heidi, Meritoni, Egla dhe dyshja në fund

Si është raporti me Ilnisën pas daljes nga spektakli? Lejdona Xheladinaj flet pa ‘doreza’ i thotë të gjitha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook