Ish-kryeministri, Sali Berisha na fjalimin e drejtuar simpatizantëve të mbledhur poshtë banesës së tij, ka reaguar lidhur me takimin e Ramës me emigrantët shqiptarë në Itali.
Berisha shprehet se Rama shkoi në Milano si shpopulluesi më i madh i Shqipërisë dhe si padrino i Arben Ndokës, Xhelal Rrajës dhe Durim Bami, emra këta të fundit që në dosjen e SPAK janë cilësuar si “koka” bandash.
“Edi Rama në Itali shkoi si përfaqësuesi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Ai ishte sot në Itali, si padrinoja i Arben Ndokës, Xhelal Rrajës, Pëllumb Gjokës, Behar Bajrit, i Durim Bamit, Emiliano Shullazit e Avdylve’ Troplinve dhe Gentian Xhixhes, e Luftim Hysës së sinaloas në Meksikë.
Ai ishte sot në Milano si turisti i Arubës, si pasagjeri që në dy vite ka kryer me avion e tij 141 udhëtime dhe që ka transportuar qindra e qindra baule diplomatike, brendia e të cilave shumë shpejt se do të dalë.
Edi Rama në Itali shkove si hajduti më i madh i popullit tënd, që ka shkelu ndonjëherë atë tokë.
Në Milano shkove si armiku më i egër i kombit tënd, shkove si mashtruesi me ordiner që ka shkelur në gadishullin e Apenineve, shkove si delinkuent i arrestuar në aeroportet e atij vendi dhe të vendeve të tjera.
Edi Rama, në Itali shkove si Pashiqi i shqiptarëve, si Çubrilloviçi shqipfolës që sipas Eurostarit dhe jo sipas opozitës o mashtrues ordiner, në 10 vjet ke larguar nga Shqipëria 1.1 milion shqiptare dhe po sipas Eurostatit, ke renditur Shqipërinë të dytën në bote pas Sirisë për largimin prej saj të të rinjve nën 18 vjeç.
Eurostati o mashtrues është institucioni zyrtar i BE-së për statistikat. Nuk është i opozitës dhe as i qeverisë.
Por dhe të njëjtën gjë thonë të dhënat e vërteta të regjistrimit të përgjithshëm të popullatës, të cilat nga tetori gjer, ditë e natë me falsifikatorë, hordhi falsifikatorësh përpiqesh ti shtosh, ti manipulosh, në kohë kur ato tregojnë se Shqipërinë e përgjysmove, se sot në Shqipëri jetojnë 1 milionë e 420 mijë shqiptarë.
Shpopullimi i Shqipërisë është akti më makabër, akt që tejkalon barbaritë e çdo pushtuesi në shekuj e mijëvjeçar.
Shpopullimi është krimi yt madhor i njerëzimit kundër shqiptarëve.
Kurrë shqiptarët dhe as historia nuk do ta fal”, u shpreh ai.