Kampionët e Italisë, Inter e kanë përfunduar sezonin e Serie A me barazim 2-2 në Verona. Zikaltërit realizuan të parët me Arnautovic, ndërsa Noslin dhe Suslov përmbysën shifrat. Arnautovic vendosi ekuilibrat në fundin e pjesës së parë, pas asistit të Thuram.
Në kryeqytet, barazim 1-1 mes Lazios dhe Sassulos të rënë nga kategoria. Empoli i Berishës, Shpendit dhe Ismajlit siguroi qëndrimin në elitë vetëm në fund, pas atij triumfi 2-1 ndaj Romës. Frosinone e Çunit bie nga kategoria, pas humbjes 0-1 ndaj Udines.
(J.S/)