Mallorca triumfoi 1-2 ndaj Getafes, në ndeshjen e fundit të La Liga. Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ishte protagonist për Mallorcën, teksa realizoi gol.
Për Muriqin ky ishte goli i tetë në kampionat. Ai, gjithashtu, numëron edhe dy asiste. Lojtari dardan ka luajtur më parë për skuadra të ndryshme si Lazio, Fenerbahce dhe Rizespor.
(J.S/)