Dasmë në Shqipëri? Françeska Murati tregon planet pas Big Brother Vip

Françeska Murati tërhoqi jo pak vëmendjen në finalen e BBV, me veshjen e saj, vlera totale e së cilës e kalonte çekun e çmimit të madh. Teksa po parakalonte në tapetin e kuq, Françeska është intervistuar nga gazetarët, ku nuk munguan as pyetjet pikante.

“Ke ndërmend të nisësh ndonjë fëmijë në Shqipëri?”- ishte një ndër pyetjet që iu drejtua ish-banores e cila tha se së shpejti do të kurorëzojë me një dasmë dashurinë e saj me partnerin, ndërsa më pas do të sjellë në jetë një fëmijë tjetër.

“Po pse jo kemi në plan të bëjmë një dasmë së shpejti dhe pastaj një bebe tjetër”, tha ajo.

Françeska dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali, Charli.

Dasmë në Shqipëri? Françeska Murati tregon planet pas Big Brother Vip

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook