Gigi Donnarumma mbylli një sezon pozitiv me PSG-në, duke u shpallur kampion dhe fituar edhe Kupën. Jo vetëm në aspektin sportive, edhe në atë sentimenral portiere Italian po shijon momentet më të mira.
Alessia Elefante, partnerja e tij, tregoi historinë e njohjes. “Si u njoha me Gigio? Nëpërmjet miqësive të ndërsjella si fëmijë. Ishim 16 dhe 17 vjeç kur u fejuam. Parisi? Nuk ishte dashuri në shikim të parë, por kam mësuar ta dua dhe tani është një nga qytetet e mia të preferuara në Europë, sigurisht që do të shkoj dhe do të ndjek Gigio-n në Gjermani.
Por jo vetëm kaq, tani të dy presin një fëmijë.“Mezi presim të takohemi”, kanë shkruar Alessia dhe Gigi Donnarumma në një postim të përbashkët. Në imazh të dy kanë veshur bluza ku mbi to janë shkruar mami dhe babi. Dhe urimet mbërritën menjëherë nga futbollistët dhe miqtë. E ku ka më mirë se fëmija të vinte në jetë me mbrojtjen e titullit kampion Europe, kjo është sfida e radhës e portierit italian.
()