Kosova anëtare e asociuar në Asamblenë e NATO-s, Basha: Koha që të hapet rruga drejt anëtarësimit të plotë në aleancë

Kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se roli si anëtare e asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s për Kosovën është një lajm i mirë edhe për rajonin dhe Europën.

Ai shtoi se hapat e drejtë të Kosovës në rrugëtimin Euro-Atlantik dëshmojnë vullnetin e pamposhtur të një shteti që në pak dekada po kthehet nga një konsumues i sigurisë, në një shtet që kontribuon në paqen dhe stabilitetin e Rajonit.

Reagimi i plotë:

Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Kosova, Anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, është një lajm i mirë për të, për Rajonin dhe për Europën.

Hapat e drejtë dhe të sigurtë të Kosovës në rrugëtimin e saj Euro-Atlantik dëshmojnë vullnetin e pamposhtur të një shteti që në pak dekada po kthehet nga një konsumues i sigurisë, në një shtet që kontribon në paqen dhe stabilitetin e Rajonit.

Tani është koha që vendet anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë formalizuar njohjen e Kosovës ta hedhin këtë hap, duke i hapur rrugë anëtarësimit të saj në Aleancë, si kontribut për paqen dhe stabilitetin e Europës. Duke mësuar nga gabimet e të shkuarës të ndërtojmë një të ardhme të sigurt e të begatë për rajonin dhe Europën.

Arena e Lajmit

Kosova anëtare e asociuar në Asamblenë e NATO-s, Basha: Koha që të hapet rruga drejt anëtarësimit të plotë në aleancë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook