KPA e largoi për 15 vjet nga sistemi, KLP vendos përfundimin e mandatit për Alfred Ballën

KLP miratoi me 9 vota pro vendimin për mbarimin e mandatit për Alfred Ballën. Bazuar në këtë vendim, Alfred Balla nuk mund të jetë më anëtar i KLP-së, pasi më parë KPA e përjashtoi për 15 vjet nga sistemi i drejtësisë.

Në mbledhjen e pasdites së KLP u paraqit një raport mbi atë se çfarë ka ndodhur nga momenti që KPA vendosi largimin e Alfred Ballës nga sistemi i drejtësisë, ndërsa kreu në detyrë i KLP-së, ka kundërshtuar vendimin e Komisionit të Posaçëm të Apelimit.

Nga anëtarët e KLP-së, Sokol Stojani, ka kërkuar në mënyrë të prerë zbatimin e vendimit të KPA-së, që e konsideroi si një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili nuk mund të interpretohet dhe as të vihet në dyshim.

Stojani tha se Kushtetuta e thotë qartazi, ndaj i kërkoi në seancën e paradites KLP-së që të merrte një vendim, bazuar pikërisht në vendimin e KPA-së.

Në fillimin e mbledhjes së KLP-së, zv.kryetari Tartar Bazaj pyeti anëtarët nëse Alfred Balla mund të paraqitet si dëgjues në sallë, kërkesë e cila është pranuar, duke i dhënë kështu mundësi kreut të detyrë të KLP-së që të japë qëndrimin e tij.

Këshilli ka rrëzuar kërkesën e Alfred Ballës për përjashtimin nga kjo mbledhje për Taratar Bazajn, për konflikt interesi. Pro kërkesës së Ballës ka votuar vetëm anëtarja Nurihan Seiti.

 

Arena e Lajmit

KPA e largoi për 15 vjet nga sistemi, KLP vendos përfundimin e mandatit për Alfred Ballën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook