Dëme kolaterale i ka cilësuar deputeti socialist Damian Gjiknuri, atë që po ndodh qoftë edhe me apatinë e administratës apo frikën prej saj, si rezultat i goditjes së fenomeneve korruptive nga drejtësia e re.
Gjiknuri, në seancën plenare ku pritet të votohet rezoluta e PS-së për luftën ndaj korrupsionit, tha se Kryeministri Edi Rama e ka thënë me dhjetra herë që është i pakënaqur me ritmin e administratës, sikundër kjo rezolutë është hapi i parë i një procesi të rëndësishëm mbarëkombëtar, siç është lufta ndaj korrupsionit.
“Është një mekanizëm gjithëpërfshirës. Bojkoti që opozita i ka bërë reforma të mëparshme nuk i ka sjellë asgjë të mirë, kthehuni pas në kohë me kujtoni bojkotin që nga reforma territoriale.
Lufta ndaj korrupsionit është sfidë. Korrupsioni është ves i natyrës njerëzore, por nuk duhet të infektojë të ardhmen e shqiptarëve”, tha Gjiknuri.