Në një grup me Shqipërinë, Spalleti: Të bëjmë krenar popullin italian, duhet të jemi gati për Europianin

Luciano Spalletti, trajneri i Italisë foli për Sky, ku nuk la pa përmendur Europianin, me ekipin që është në grup me Spanjën, Kroacinë e Shqipërinë.

“Fanella e Italisë është më e bukura në botë. Është gjëja më e mirë që mund të më ndodhte, jam në pikën më të lartë në historinë time. Scamacca? Nuk jam i befasuar, e pashë kundër Ukrainës dhe Anglisë. Ai është një nga tre sulmuesit qendrorë të kombëtares. Për mua është shumë i rëndësishëm, falënderoj Gasperinin për punën që ka bërë me të.

Duhet të jemi gati, është një kompeticion shumë i rëndësishëm. Ne duam që italianët të thonë “ne jemi krenarë për ju” – tha ai.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Në një grup me Shqipërinë, Spalleti: Të bëjmë krenar popullin italian, duhet të jemi gati për Europianin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook