Rezoluta e PS, Shehaj: Synon të luftojë drejtësinë, politikanët e korruptuar i janë kundërvënë SPAK-ut

Deputeti i opozitës Agron Shehaj e cilësoi rezolutën e propozuar nga PS për të luftuar korrupsionin si një mënyrë për të mbrojtur të korruptuarit.

E ndërsa votoi kundër draftit të paraqitur, i cili u miratua me votat e socialistëve, Shehaj tha se kjo rezolutë ka për qëllim të luftojë drejtësinë.

Shehaj shprehet se politikanët e korruptuar i janë kundërvënë SPAK, njëlloj sikundër ka ndodhur më parë në vendet ish-komuniste, kur drejtësia nisi të godiste të korruptuarit.

“Nuk ka lidhje me luftën kundër korrupsionit përkundrazi rezoluta po bëhet për të mbrojtur të korruptuarit.

Në Shqipëri po ndodh e njëjta gjë që ka ndodhur në disa vende të Evropës Lindore, në Rumani, në Bullgari, në Kroaci, kishin të njëjtin problem që kemi ne sot.

Pushteti ishte i korruptuar dhe pavarësisht nga rrotacioni i qeverive, korrupsioni jo vetëm që nuk binte por shtohej dhe konsolidohej, identike si në Shqipëri. Shqipëria ishte vendi më i korruptuar në Evropë dhe vazhdon të jetë vendi më i korruptuar në Evropë. Ishin në të njëjtën situatë ku jemi ne sot.

Ju tha se nëse doni të integroheni në BE duhet të forconi drejtësinë dhe godisni pandëshkueshmërinë. Njësoj si në Shqipëri dhe në këto vende u vendos që drejtësia të nxirte para përgjegjësisë klasën politike, të korruptuarit.

Si reaguan politikanët e korruptuar? Filluan të sulmojnë drejtësinë duke përdorur pushtetin legjislativ.

Edhe sot në Shqipëri SPAK-u është duke hetuar si kurrë më parë ish-ministra, deputetë, po merr në pyetje përfaqësues të mazhorancës, vazhdimisht ministrat e kësaj qeverie përditë dalin para SPAK-ut për të mbajtur përgjegjësi, për te dhënë përgjigje për aferat korruptive që kanë mbështetur që kanë aprovuar apo që kanë heshtur.

Tani reagon mazhoranca në të njëjtën mënyrë siç ka reaguar në vendet e tjera. Po ngre një Komision me qëllim kufizimin e plotë të drejtësisë, ky është qëllimi i vërtetë i kësaj rezolute, të shpëtojë të korruptuarit. Politika e korruptuar po kërkon t’i shpëtojë drejtësisë nëpërmjet rezolutave dhe komisioneve si ai që ju doni të krijoni.

E filluat me amnistinë, refuzuat zgjatjen e mandatit të SPAK-ut duke ju thënë ta dini mandati juaj mbaroi dhe do mbeteni në mes të rrugës. Ja tregoni përditë SPAK-ut sesa e mbështesni drejtësinë mjafton të shohim deklaratën e fundit të Dumanit, i cili tha se është ulëritëse mungesa e bashkëpunimit me Policinë”, tha Shehaj.

Arena e Lajmit

Rezoluta e PS, Shehaj: Synon të luftojë drejtësinë, politikanët e korruptuar i janë kundërvënë SPAK-ut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook