Shpesh në stadiume për të ndjekur kampionatin shqiptar, Silvinjo fton 0 lojtarë nga Superiorja

Trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, që në startin e punës së tij në drejtimin e kuqezinjve vendosi të zhvendosej në vendin tonë. Trajneri bëri të qartë se do të monitoronte nga afër të gjithë kampionatin shqiptar në mënyrë që t’u jepte mundësinë edhe futbollistëve të Superiores që të ishin pjesë e Kombëtares.

Por po të shohësh listën e Kombëtares në vazhdimësi që nga momenti i firmës dhe deri më sot, emrat e Superiores janë zhdukur prej kohësh dhe rrallëherë janë marrë lojtarë të cilët mund të shërbenin qoftë edhe si zgjedhje të treta për trajnerin.

Lista e Euro 2024, ka lënë Superioren pa asnjë përfaqësues. Nëse De Biazi mori me vete në Francë 2016 Orges Shehin dhe Alban Hoxhën si përfaqësues të kampionatit shqiptar, Silvinjo ka vendosur që edhe vendet e atyre që në teori nuk do të luajnë kurrë, t’ua besojë lojtarëve nga kampionate të huaja.

Kjo tregon qartësisht se sa e shkëputur është Kombëtarja shqiptare nga realiteti i futbollit në vendin tonë dhe se sado që trumbetohet progresi i kampionatit tonë, lista e Silvinjos vërteton tërësisht të kundërtën.

Arena e Lajmit

Shpesh në stadiume për të ndjekur kampionatin shqiptar, Silvinjo fton 0 lojtarë nga Superiorja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook