Tonin Vocaj në konferencën e policive të kryeqyteteve europiane: Luftë e përbashkët kundër krimit

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj, së bashku me Zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Kryekomisar Alket Shatro, dhe Shefin e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, Komisar Klodjan Bilushi, morën pjesë në konferencën e 44-t të Policive të Kryeqyteteve Europiane, e cila u zhvillua në Tallinn, Estoni.

Në fokus të konferencës u diskutuan temat për:

– Trafikimin e paligjshëm e armëve të zjarrit dhe atyre të luftës, nga grupet e strukturuara kriminale;
– Rreziqet që lidhen me kalimin e paligjshëm të kufirit nga shtetasit e huaj dhe sfidat për riatdhesimin e tyre;
– Efektet e shfrytëzimit të teknologjisë në shërbimet e përbashkëta policore;
– Sfidat për luftën kundër Grupeve te Strukturuara Kriminale dhe Krimit të Organizuar në Europë;
– Çështje të tjera të rëndësishme të sfidave të përbashkëta për sigurinë dhe rendin, shkëmbimin e eksperiencave dhe promovimin e praktikave më të mira të bashkëpunimit.

Gjatë konferencës u ofruan mundësi për diskutime dhe u shkëmbyen ide midis delegatëve në nivele strategjike, duke lejuar diskutime mbi çështjet aktuale dhe për të kontribuar në kohezionin, mirëkuptimin e ndërsjelltë dhe bashkëpunimin e organizatave të Policisë Europiane.

Në mbyllje të konferencës 3-ditore, krerët e policive europiane, votuan që konferenca e radhës, të zhvillohet në vitin 2026, në Madrid, dhe firmosën një deklaratë të përbashkët.

()

Arena e Lajmit

Tonin Vocaj në konferencën e policive të kryeqyteteve europiane: Luftë e përbashkët kundër krimit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook