Turi i Ramës me diasporën, Kikia: Pjesë e paradhomës për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia, i ftuar në studion e News24 ka komentuar dy takimet e fundit të kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi dhe në Itali.

Kikia u shpreh se turi i Ramës me diasporën shqiptare është një pjesë e paradhomës për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme, duke paralajmëruar një fushatë elektorale ndryshe nga të kaluarat.

Ai shtoi se këto takime shërbejnë po ashtu si një testim për të kuptuar se ku është diaspora shqiptare në raport me qëndrimet e tyre politike.

“Si kryeministër është detyre që të takohet qoftë edhe për të folur për problemet që kanë shtetasit e vendit të tij që jetojnë jashtë territorit. Ajo që është e qartë është se më shumë se gjysma e popullsisë jeton jashtë vendit dhe numri rritet. Çdo kryeministër do e kishte detyrë për të shkuar në vendet ku ata jetojnë për t’u treguar se shteti amë ekziston.
Nëse e shikojmë në dimensionin politik, e konsideroj si pjesë të paradhomës së fushatës për zgjedhjet e ardhshme, por në këtë kuadër një qasje e re që paralajmëron një fushatë ndryshe për zgjedhjet e vitit 2025.

Vota e qytetarëve që jetojnë jashtë ka qenë në tryezën e politikës shqiptare rregullisht. Nuk mbaj mend në sa tryeza kam qenë ku të gjithë njëzëri bien dakord se vota e diasporës duhet të jetë. Ka një ngatërresë me të drejtën, ata e kanë, por duhet të vijnë në Shqipëri për të votuar. Ajo që njihet si e drejtë është mundësia që shteti të lejojë të votojnë atje ku janë si çdo vend i botës.

Të gjithë palët bien dakord, por nuk kanë pasur kurajën që ta fusin në ligj, jo më të ndërtojnë infrastrukturën. Së pari mendoj se shqiptarët jashtë tentojnë të ngacmohen me elementet e nacionalitetit për t’i shndërruar në patriotë. Duke i ngacmuar në ndjesinë e atdheut ata përjetojnë mysafirët që i kanë ardhur si njerëzit që u kanë sjellë atdheun atje ku janë.

Këto janë forma komunikimi, por përtej kësaj mendoj se këtu jemi në një lloj testimi për të kuptuar se ku është diaspora në raport me qëndrimet e tyre politike. Kërkesën më të fortë për votën e diasporës e ka bërë opozita sepse mendon se njerëzit këtu janë të numëruar nga patronazhistët. Dikush e shet votën për ndihmë, dikush bie pre e shantazhit, etj. Ata jashtë nuk e shesin votën, nuk kanë interes për vende pune, etj. Opozita ka perceptim se ata do votojnë për përmbysje, por kjo nuk është testuar asnjëherë”, u shpreh ai.

Arena e Lajmit

Turi i Ramës me diasporën, Kikia: Pjesë e paradhomës për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook