Ben Andoni: Ja ç’synon Rama me rezolutën anti-korrupsion të miratuar në Kuvend

Analisti Ben Andoni në rubrikën “Opinion” në News24, ku është diskutuar mbi rezolutën anti-korrupsion të propozuar nga PS dhe miratuar një ditë më parë nga Kuvendi me votat e socialistëve,  tha se në pjesën makro është një nismë pozitive, ku duket se Kryeministri Edi Rama, kërkon të përfshijë edhe opozitën.

Por, sipas tij, Edi Rama harron se mandati i tij është deri në 2025-ën dhe ai duhet të japë llogari për korrupsionin deri në këtë moment.

Analisti tha se SPAK megjithë hidhësinë e tij ka përmirësuar qeverisjen e socialistëve.

“Citimi i bërë nga Edi Rama që e cilësoi SPAK një ilaç të hidhur, shkon në këtë logjikë, pasi goditjet e bëra nga SPAK kanë përmirësuar qeverisjen socialiste.

Shumë nga problemet e korrupsionit lidhen me qeverisjen e PS-së, me mandatin e tyre. Lavdërimet që merr shteti shqiptar lidhur me funksionimet e tij lidhen pikërisht me mënyrën e funksionimit të SPAK.

Në demokraci janë probleme nivelet e larta të korrupsionit, dhe për Shqipërinë ky është shumë problem.

Rezoluta i paraprin masave që do të merren në të ardhmen nga Kuvendi. Ne kemi një ministri që merret me korrupsionin, ne kemi instanca apo institucione që merren me korrupsionin. Publiku e ndjen korrupsionin, nuk ka nevojë t’ia tregosh”, tha Andoni.

Sipas tij, Edi Rama po synon të shesë sa më mirë qeverisjen e tij, qoftë edhe përmes rezolutave të tilla.

“KLSH jep evidenca të vazhdueshme për korrupsionin, por reflektimi është shumë i mangët. ILDKPI ka treguar se është shumë larg të qenit një institucion në lartësinë e duhur, ndërsa Edi Rama përmes një nisme të tillë të miratuar në Kuvend, na tregon se çfarë do të synojë në të ardhmen”, tha Andoni.

Lidhur me takimet e Edi Ramës me diasporën, Andoni tha se ne i detyrohemi shumë diasporës dhe në kuadrin e formës nuk kemi se çfarë të themi.

“Rama duket se po bën kalkulime për vitet e mëvonshme, pra nuk e llogarit fare vitin 2025 kur duhet të japë llogari se çfarë ka bërë. Ajo që po bën Rama është se ka identifikuar PS me shtetin, dhe këtë e bën se PS nuk ka më kundërshtarë dhe ai po i mëshon kësaj ideje, se vetëm ai ose socialistët mund ta bëjnë Shqipërinë”, tha Andoni.

Arena e Lajmit

Ben Andoni: Ja ç’synon Rama me rezolutën anti-korrupsion të miratuar në Kuvend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook