Ekipi i Boston Celtics shpallet kampion në Konferencën e Lindjes në NBA, pas fitores 105-102 ndaj Indiana-s në finalen e katërt të play off. Një kosh i Derrick Ëhite 46 sekonda nga fundi i kohës së rregullt i dha suksesin Boston, që fitoi 4-0 me ndeshje.
Sfida e fundit u komandua nga Indiana në shumicën e kohës, që kërkonte fitoren para publikut të saj. Nembhard realizoi 24 pikë e 10 asist për vendasit, por që nuk mjaftuan për të fituar dhe rihapur serinë. Për Boston u dalluan Jaylen Broën me 29 pikë e Jayson Tatum me 26 pikë e 13 rebound. Broën u shpall edhe MVP i finaleve në Konferencën e Lindjes, një vlerësim i merituar për të.
Boston rikthehet në finalet për titull në NBA pas dy vitesh dhe pret të mësojë emrin e ekipit rival që do të vijë nga Konferenca e Perëndimit, ku Dallas udhëheq 3-0 ndaj Minnesota-s. Më 6 qershor do të luhet finalja e parë play off, në fushën e Boston, që ka rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt.
()