Çudit Alfred Lela: Do shkoja te takimi i Ramës, për… 200 euro dhe një birrë falas (VIDEO)

Drejtori i Komunikimit në PD-Rithemelimi, Alfred Lela shprehet se diaspora shqiptare te takimi i Edi Ramës në Milano shkoi për të ndjekur koncertin e këngëtarëve dhe jo për fjalimin e kryeministrit. Në studion e “Open” me Eni Vasilin, në Neës24, Lela tha se shqiptarët jashtë vendit paguajnë deri 200 euro për të ndjekur një koncert në këngë dhe këngëtarë shqiptarë.

Te takimi i Ramës, tha ai, për të ndjekur performancën e Elvana Gjatës dhe Noizyt nuk ishte e nevojshme të paguheshin 200 eurot, por përkundrazi, shtoi ai, kishte edhe birra falas. Në këto kushte, vijoi Lela, edhe vetë ai mund të shkonte në një takim të ngjashëm të kryeministrit Edi Rama.

Deklarata e Lelës u shoqërua me reagime dhe batuta në studio.

Pjesë nga debati

Alfred Lela: Shqiptarët atje, për një koncert se i merr malli për tingujt, këngët, tallavatë e vendit të vet, paguajnë 200 euro për një koncert. Unë kam njerëz, të të gjithë kemi njerëz. Shkojnë falas atje (te koncerti i Ramës) për të dëgjuar këngëtarët. Do shkoja edhe unë në vend se të paguaj 200 euro, marr edhe një birrë falas, se këta japin edhe birra.

Eni Vasili: Do shkoje te takimi i Ramës?

Alfred Lela: Do shkoja mo. Në vend se të paguaja 200 euro për një këngëtar tallavaje, do shkoja të shihja tre se mi ka sjellë Edi Rama.

Eni Vasili: Njerëzit nuk ikën kur mbaroi Elvana, qëndruan aty, kishin flamuj.

Alfred Lela: Pushim e kishin, pinë birra, erdhën në formë.

Julian Zyla: Je në kontradiktë. The ishin njerëz nga Shqipëria ata që shkuan, tani qenkan atje por paskan ardhur për koncertin.

Alfred Lela: Nuk thashë se janë të gjithë.

Arena e Lajmit

Çudit Alfred Lela: Do shkoja te takimi i Ramës, për… 200 euro dhe një birrë falas (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook