Di Lorenzo nuk po kalon një periudhë të mirë te Napoli. Në bazë të asaj që shkruajnë mediat, lojtari po mendon të largohet nga napoletanët, pasi e sheh këtë alternativë, si më të mirën e mundshme.
Sipas Il Messaggero, një ofertë mund të vijë nga Roma që është në vështirësi të dukshme në krahun e djathtë. Kristensen do të kthehet në Leeds dhe nuk do të blihet, Karsdorp është në merkato dhe Celik nuk është një prioritet për De Rossin. Mbrojtësi di Lorenzo ka luajtur 36 ndeshje këtë sezon.
(J.S/)