Tre aksidente janë regjistruar në vend në pak orë në Elbasan, Bradashesh dhe në aksin Prrenjas- Qafë Thanë.
Sipas një komunikate nga Policia pasditen e 27 majit në fshatin Shushicë një 27-vjeçar duke drejtuar një motoçiklet është lënduar, pasi ka humbur kontrollin e motoçikletës.
Ndërkohë grupi hetimor zbuloi se I riu nuk kishte leje drejtimi, teksa u përpoq të largonte nga vendi i ngjarjes motoçikletën.
Në harkun kohor të disa minutave një aksident është regjistruar në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, ku një 32-vjeçar ka përplasur me mjetin e tij një makinë tjetër, për pasojë janë dëmtuar të dy shoferët.
Ndërkohë në Bradashesh orët e para të mëngjesit të 27 majit një 41-vjeçare duke udhëtuar për në Elbasan ka përplasur një mjet tjetër, për pasojë kanë mbetur të lënduar 3 shtetas.
Njoftimi i policisë:
B., 27 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi dyshohet se pasditen e djeshme, në fshatin Shushicë, motoçikleta që ky shtetas drejtonte, pa leje drejtimi, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar 27-vjeçari. Gjithashtu, shtetasi B. B. dyshohet se ka larguar motoçikletën nga vendi i aksidentit;
M., 32 vjeç, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, automjeti që ky shtetas drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. O., 35 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
E. Z., 41 vjeçe, pasi mëngjesin e djeshëm, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, automjeti që kjo shtetase drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin H. D., 27 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues shtetasin H. D., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën