“Financoi terrorizmin”/ I dërgoi babait 800 euro në Siri, GJKKO pranon kërkesën për gjykim nga SPAK për të pandehurin

GJKKO pranon kërkesën për gjykim nga SPAK për shtetasin Muhamet Manollari, i akuzuar për financim të terrorizmit.

Ky shtetas i ka dërguar babait të tij në Siri një shumë prej 864 euro në vitin 2013. Babai i tij dyshohet se ka ndërruar jetë në vitin 2019 në shtetin sirian.

NJOFTIM PËR MEDIAT
1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 21.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të çështjes penale hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 255 i vitit 2021 i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të të pandehurit Muhamet Manollari, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Financimi i terrorizmit” e parashikuara nga neni 230/a i K.Penal.
2.Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, mbështetur në nenet 332/dh/1 shkronja “a”, 332/e, 332/f dhe 332/gj të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 66, datë 28.05.2025, vendosi:
1.Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2.Dërgimin për gjykim të çështjes penale hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 255 i vitit 2021 i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të të pandehurit Muhamet Manollari, i dtl. 26.05.1984, lindur në Radomirë, Peshkopi dhe banues në Tiranë, RR. Petraq Leka, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, me gjendje civile “i martuar” dhe gjendje gjyqësore “i padënuar”, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Financimi i terrorizmit” e parashikuara nga neni 230/a i K.Penal. Mbrojtur në gjykim nga av. Roland Islami, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë, mbrojtës i zgjedhur nga i pandehuri me deklarim në seancë gjyqësore.
3.Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit duke përfshirë në të aktet e hetimeve paraprake dhe aktet e seancës paraprake.
4.Urdhërohet depozitimi i vendimit gjyqësor të dërgimit të çështjes në gjyq së bashku me fashikullin e gjykimit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente për gjykimin e çështjes së themelit, brenda dhjetë ditëve nga shpallja e tij.
5.Kundër këtij vendimi nuk lejohet e drejta e ankimit.
Tiranë, më datë 28.05.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Arena e Lajmit

“Financoi terrorizmin”/ I dërgoi babait 800 euro në Siri, GJKKO pranon kërkesën për gjykim nga SPAK për të pandehurin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook