“Flakë në det”/ Pjesë e grupit të Gëzim Çelës, Apeli i GJKKO lë në fuqi masën “Arrest me burg” për Ksenofon Bodon

Gjykata e Apelit të GJKKO, ka marrë vendimin mbi kërkesën e Ksenofon Bodo, anëtar i grupit të Gëzim Çelës, i njohur edhe si baron i drogës.

Apeli ka lënë fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme në lidhje masën e sigurisë, duke lënë kështu në burg Bodon.

Njoftimi: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 28.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 22 akti, datë 23.05.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personit nën hetim K.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 46, datë 29.04.2024, verifikuar me vendimin nr. 48, datë 02.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

  1. Miratimin e vendimit nr. 48, datë 02.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Arena e Lajmit

“Flakë në det”/ Pjesë e grupit të Gëzim Çelës, Apeli i GJKKO lë në fuqi masën “Arrest me burg” për Ksenofon Bodon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook