Pogradec, 46-vjeçari gjendet i pajetë nga familjarët e tij, dyshimet e policisë

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në një fshat të Pogradecit. Një 46-vjeçar është gjendur i pajetë nga familjarët para banesës së tij në fshatin Selcë e Poshtme.

Dyshohet se 46-vjeçari me iniciale S. O., është vetëvrarë dhe se nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, përpara banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi S. O., 46 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.”, sqaron policia.
()

Arena e Lajmit

Pogradec, 46-vjeçari gjendet i pajetë nga familjarët e tij, dyshimet e policisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook