PSG është në garë me kohën për të gjetur një zëvendësues për Kylian Mbappe. Sipas La Gazzetta dello Sport, sheiku Al Khelaifi sheh te Khvicha Kvaratskhelia zëvendësuesin ideal të sulmuesit francez, për këtë arsye ka trokitur në derën e Napolit me një ofertë zyrtare prej 80 milionë euro, shifër që mund ta dërgojnë maksimumi deri në 100 milionë euro.
De Laurentiis pritet ta marrë me qetësi këtë ofertë, pasi Kvara po heziton, nuk ka pranuar ende ofertën e De Laurentiis për të rinovuar kontratën deri në 2027. Në kushte të tillë, nëse nuk rinovon, edhe Kvara mund të nxirret në shitje.
()