Sekuestrohen 373 fidanë kanabisi në Malësi të Madhe, identifikohet kultivuesi

Zbulohet një parcelë me kanabisi në Malësi të Madhe. Në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër” në kërkim u shpall një 49-vjeçar.

NJOFTIMI I POLICISE
Si rezultat i kontrolleve, goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gruemirë. Sekuestrohen 373 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak.

Identifikohet autori i dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në të gjithë territorin e qarkut dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në fshatin Gruemirë, gjetën të mbjella 321 fidanë dhe 52 bimë narkotike. Gjithashtu, në këtë territor, në ambientet e objekti në pronësi të shtetasit P. C., u gjetën disa bimë narkotike në proces tharjeje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore për këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar, shtetasi P. C., 49 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Arena e Lajmit

Sekuestrohen 373 fidanë kanabisi në Malësi të Madhe, identifikohet kultivuesi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook