Tërheqja e Cikalleshit nga Kombëtarja, Asani: Ndihem i privilegjuar, prej teje mësova shumë

Sokol Cikalleshi u tërhoq nga kombëtarja, pasi nuk u ftua për në Europian. Sulmuesi i Shqipërisë, Jasir Asani ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku e falënderon futbollistin për atë që i ka mësuar.

“Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tonë. Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme. Do mbetesh gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën.Suksese në çdo hap të jetës në vijim Sokol Cikalleshi’, shkruan Asani.

 

Sasa

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Tërheqja e Cikalleshit nga Kombëtarja, Asani: Ndihem i privilegjuar, prej teje mësova shumë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook