Dega e PD-së së Rithemelimit në Mat përmes një reagimi i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Agron Malaj. Në një dalje për mediat, kryetarja e Rithemelimit, dega Mat, Denisa Vata tha se Malaj është i lidhur me aktivitete kriminale.
“Për shkeljet e kryera nga Kryebashkiaku A.Malaj, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin penal nr. Protokolli 273 në nëntor të vitit të shkuar.”, thuhet në reagim.
REAGIMI I RITHEMELIMIT MAT
Pse nuk e thërret SPAK kryetarin e bashkisë Mat, Agron Malajn, edhe pse kundër tij ka një kallëzim zyrtar nga partia më e madhe e opozitës dhe dhjetëra indicie në rrugë të tjera për aktivitet kriminal?
Agron Malaj u thotë bashkëpunëtorëve të tij në Mat se është i paprekshëm dhe nuk ka çfarë i bën SPAK, se i ka rregulluar punët me ta, por kjo është mes tij dhe Prokurorisë. Ajo që u intereson matjanëve është zbardhja e së vërtetës dhe vënia para përgjegjësisë së abuzuesve me taksat e tyre. Për shkeljet e kryera nga Kryebashkiaku A.Malaj, Partia Demokratike ka depozituar në SPAK kallëzimin penal nr. Protokolli 273 në nëntor të vitit të shkuar.
Agron Malaj është denoncuar nga Partia Demokratike për këto shkelje dhe po ia rifreskojmë kujtesën si atij ashtu edhe SPAK:
Kryebashkiaku socialist i Matit ka përdorur pushtetin për të përfituar kontrata me para publike në favor të familjarë ve të tij.
Ai procedon me anë të vëllait, Fatos Malaj, i cili është zotërues i te paktën pesë shoqërive tregtare.
1-GLOBAL SECURITY e cila gjatë viteve 2014 – 2023 ka përfituar 5.4 miliardë lekë prej 360 transaksioneve me institucione të shtetit.
2-TRAJA&MADHESH sh.p.k.
Banorët e Fshatit Madhesh në Ulëz janë ankuar se kryebashkiaku Agron Malaj, po u grabit ujin me dy HEC-et që do ndërtohen nga shoqëria “A.R.M-Albania Shpk”, me pronar Fatos Malajn.
Kontrolli i Lartë i shtetit citon ndër të tjera:
Në procedurat e dhënies me koncension për HEC Traja 1 dhe HEC Madhesh u konstatuan pasaktësi mbi përdorimin e ujit dhe dëgjesave publike të banorëve të zonës. Në vlerësimin e Ndikimit në Mjedis u konstatua pasaktësi në kundërshtim me legjislacionin mjedisor në fuqi.
Nga miratimi i lejes së përdorimit të ujit, është vendosur kufizimi në ushtrimin e veprimtarisë duke përcaktuar që të mos kufizohet furnizimi me ujë të pijshëm, nevojat e bujqësisë në zonë dhe rezervat e domosdoshme ekologjike. Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se projekti i hartuar për HEC Madhesh dhe Hec Traja nuk kanë parashikuar vaditje për zonën, por vetëm prurje ekologjike
3-A.R.M-ALBANIA sh.p.k.
4-ARMY GUARD SECURITY sh.p.k.
5-La Brisa sh.p.k. pronare e hotelit luksoz La Brisa në Dhërmi
Partia Demokratike, në emër të banorëve të bashkisë MAT dhe interesit publik, ka disa pyetje, për të cilat SPAK duhet të reagojë me nisjen e hetimeve të thelluara dhe të menjëhershme:
-Përse kompania Global Security, ku ka qenë pronar deri në Nëntor 2019 kryebashkiaku dhe tani është i vëllai, fiton në mënyrë të përsëritur kontrata, edhe me negocim pa shpallje të njoftimit të kontratës si rasti i UKT Tiranë?
-Përse vëllait të Agron Malajt i miratohen brenda ditës nga Këshilli i Basenit Ujor Mat lejet për përdorimin e ujit dhe të burimit, pa marrë parasysh faktorët ligjorë dhe kërkesat e qytetarëve?
-Çfarë është bërë nga organet shtetërore të cituara nga KLSH për ndryshimin e kësaj situate për HEC Traja 1 dhe HEC Madhesh?
-Ku i gjeti paratë dhe aksesin, vëllai i Agron Malajt për të ndërtuar një hotel luksoz në Pedonalen pranë ish-Kampit në Dhërmi?
()