A do të marrë pjesë edhe opozita? Nesër votohet krijimi i Komisionit të Posaçëm anti-korrupsion, zbardhen detaje mbi organizimin, kryetari…

Në seancën e nesërme në Kuvend, pritet të votohet në lidhje me krijimin e një komisioni anti-korrupsion, komision i cili krijohet pas votimit në Parlament të rezolutës së prezantuar nga PS.

Sa i përket përbërjes së komisionit, ai do të përbëhet nga 11 deputetë, ku 6 anëtarë do ti ketë Partia Socialiste.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton se sa i përket kryetarit të komisionit, flitet se ai do të jetë një emër nga PS, i cili ka qenë edhe pjesë e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Ndërkohë ende nuk ka informacione në lidhje me mandatin e komisionit anti-korrupsion, por pranverën tjetër pritet edhe dekreti i presidentit për shpalljen e zgjedhjeve, që sjelle dhe përfundimin e kësaj legjislature.

Ende nuk dihet reagimi i opozitës a do të jetë pjesë e komisionit, referuar edhe reagimeve në seancën e kaluar për rezolutën.

Arena e Lajmit

A do të marrë pjesë edhe opozita? Nesër votohet krijimi i Komisionit të Posaçëm anti-korrupsion, zbardhen detaje mbi organizimin, kryetari…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook