Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij nga ballkoni i banesës, ku ndodhet në “arrest shtëpie” tha përpara simpatizantëve të tij se Sokol Mëngjesi është goditur nga një grup kriminal.
Berisha shprehet se qëllimi i dashakeqëve ka qenë eliminimi i avokatit Mëngjesit.
Sali Berisha: Miqtë e mi, Sokol Mëngjesin, një grup i strukturuar kriminal e sulmoi për ta eliminuar fizikisht. Në fakt ai është në gjendje serioze sonte.
Dhe ai sulm me objekte të hekurta, i organizuar nga një bandë me mbështetje, nuk kishte qëllim tjetër veçse eliminimin e tij.
Menjëherë pas atentatit ndaj tij në mediat e qeverisë u përhapën lajmet, mashtrimet më të mëdha.
Fillimisht se ishte një zënkë e çastit, më pas se ishte çështje prone dhe së fundmi një çështje gjyqi.
Unë u them ju një gjë, që është një goditje e mirëfillte politike.
Sepse Sokol Mëngjesi po të kishte qenë avokat i Edi Ramës apo Belinda Ballukut, nuk do e kishte prekur njeri me dorë.
Por Sokol Mëngjesi, pavarësisht nga preteksti, u godit me inkurajimin madhor të Edi Ramës, Taulant Ballës, mbështetësve kryesorë të krimit në Shqipëri.
(Arena e Lajmit)