Dhuna ndaj avokatit të Berishës, policia tregon detajet: Si ndodhi ngjarja

Policia e Tiranës tregon detajet rreth dhunimit të avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjësi. Sipas bluve, ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar kanë goditur avokatin, duke i shkaktuar dëmtime.

Për pasojë ai është transportuar në spital, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Gazetari Igli Çelmeta raporton për se 3 veta dyshohet të kenë marrë pjesë në sulmin ndaj Mëngjesit.

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, sqaron policia.
()

Arena e Lajmit

Dhuna ndaj avokatit të Berishës, policia tregon detajet: Si ndodhi ngjarja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook