Dhunimi i avokatit/ Gjithçka e planifikuar! Dyshohet se autorët përgjonin prej ditësh Sokol Mëngjesin

E paprecedentë ishte ngjarja që ndodhi sot në mes të ish-Bllokut, ku avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi, u dhunua nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Në një lidhje live për News24, nga vendi i ngjarjes, gazetari Igli Çelmeta raportoi se gjithçka ndodhi pasi Mëngjesi, ashtu si për çdo ditë çonte djalin e tij në kopsht.

Tre persona, të cilët ka dyshime se kishin planifikuar gjithçka, pasi prej ditësh mendohet se ndiqnin avokatin, i kanë zënë këtij të fundit dhe e kanë dhunuar. Kjo gjë është faktuar dhe nga kamerat e sigurisë të zonës që duket se kanë filmuar gjithçka.

Sakaq, avokati ndodhet në spital, pasi ka dëmtime në kokë dhe trup, për shkak të goditjeve që ka pësuar nga grushtet, por dhe leva.
Policia po punon për identifikimin e autorëve.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ndodhet një grup i posaçëm hetimor i ngritur nga prokuroria dhe komisariati nr.2.
()

Arena e Lajmit

Dhunimi i avokatit/ Gjithçka e planifikuar! Dyshohet se autorët përgjonin prej ditësh Sokol Mëngjesin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook