Kryeministri Edi Rama ka qenë sot pjesë e Konferencës Ministeriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë që zhvillohet për herë të parë në rajon me pjesëmarrjen e të gjithë vendeve.
Rama tha se ka ardhur koha të krijojmë një NATO të arsimit, që të bëjë për arsimin atë që Aleanca e Atlantikut të Veriut pbën për sigurinë.
“E ardhmja nuk mbrohet nga armët por nga dija. Kur sheh botën demokratike që ka pasur mundësinë të shfrytëzojë kaq shumë para për të bërë rezistencë ndaj një agresioni dhe në fushën e arsimit vijon të mbetet si një pjesë Nish e këtyre buxheteve, duhet të reflektojmë.
Ka ardhur koha të krijojmë një NATO të arsimit. Mos rënia dakord për institucionet demokratike po shtohet në të gjitha pjesët e globit. Nuk jam i sigurt që sistemi ynë i rezistencës është i njejtë si ai që të përdorë përkushtimin e të rinjve për vlerat tona.
E ardhmja duhet të kontrollojë të shkuarën e të jetë burimi i vendimeve tona. Ajo duhet ët vendosë se cila do të jetë e shkuara, sepse e ardhmja është i vetmi vend e hapësirë për tu bërë gjithmonë bashkë”, tha Rama.