Emisioni italian ‘Report’ sërish në shënjestër marrëveshjen Rama-Meloni. Gazetarët: Ka politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri

Emisioni investigativ ‘Report’ i RAI3 në Itali do t’i rikthehet sërish marrëveshjes Rama-Meloni mbi emigrantët, që do të strehohen në dy kampe në Shqipëri, Gjadër dhe Shëngjin. Mësohet se pjesa e dytë e emisionit është planifikuar që të transmetohet më 2 qershor.

Kanë qenë vetë gazetarët e emisionit që kanë deklaruar se një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjendet asgjë në të dhënat e qeverisë.

“Një nga personat e kontraktuar për ndërtimin e kampit, ka një kompani për të cilën nuk gjetëm asgjë në të dhënat e qeverisë. Ky person përmendet në një rast të korrupsionit të zyrtarëve. Ka disa politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri”, thuhet në klipin e emisionit investigativ.
()

Arena e Lajmit

Emisioni italian ‘Report’ sërish në shënjestër marrëveshjen Rama-Meloni. Gazetarët: Ka politikanë që kanë gjetur Eldoradon në Shqipëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook