“Financimi për kërkimin shkencor u rrit me 40 përqind”, Manastirliu në Konferencën Ministeriale: Deri në 2030, Shqipëria pikë reference për Arsimin e Lartë

Po mbahet sot Konferenca Ministeriale të Zonës Europiane të Arsimit të Lartë që zhvillohet për herë të parë në rajon me pjesëmarrjen e të gjithë vendeve.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj u shpreh se vendi ynë synon që deri në vitin 2023, të kthehemi në një pikë reference në rajon për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

Ajo u shpreh se janë nënshkruar tashmë më shumë se 20 marrëveshje, me vendet e BE dhe jo vetëm, edhe me vende të cilat nuk janë pjesë e Unionit, marrëveshje të cilat kanë synim fuqizimin e bashkëpunimit në arsimin e lartë.

Manastirliu shtoi se financimi për kërkimin shkencor u rrit me 40 përqind krahasuar me 2023.

Arena e Lajmit

“Financimi për kërkimin shkencor u rrit me 40 përqind”, Manastirliu në Konferencën Ministeriale: Deri në 2030, Shqipëria pikë reference për Arsimin e Lartë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook