Nga rritja e rrogave për mësuesit, te bursat dhe tarifat zero për arsimin profesional, çfarë parashikon programi Rithemelimit për Arsimin

Rithemelimi ka përfunduar hartimin e një programi në lidhje me arsimin e shkencën.

Në njoftimin për shtyp bëhet me dije se ky program parashikon rritje të pagave të mësuesve dhe pedagogëve mbi mesataren e rajonit, ndërsa theksohet se për nxënësit të cilët do të zgjedhin arsimin profesional, do të sigurohen bursa dhe tarifa zero.

Në program parashikohet gjithashtu 10-fishimi i investimit për kërkimin shkencor si rruga kryesore për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe shfrytëzimit të potencialit krijues të komunitetit akademik të universiteteve për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.

Programi:

• PD në përfundim të hartimit të programit për arsimin dhe shkencën. Ja pikat kryesore.

Investimi për arsimin dhe shkencën në 5 % të PPB, investim për të ardhmen, që do të përdoret për të realizuar:

1. – Rritja e pagave të mësuesve dhe pedagogëve mbi mesataren e Rajonit të Ballkanit;
– ⁠përgjysmimin e tarifave të studentëve në universitetet publike.
– reformimin e gjithë sistemit arsimor dhe ⁠përgatitja e „Mësuesve të Gjeneratës së re“

2. Digjitalizimi i shpejtë, sipas standardeve më të mira ndërkombëtare të arsimit, në të gjitha aspektet;

3. Shkolla dhe Universitete moderne në çdo nivel;

4. Në fokus do të jenë politika të veçanta për arsimin në Shqipërinë e harruar dhe të shpopulluar, për rritjen e eksesit në arsim dhe nxjerrjen nga prapambetja e madhe e tij në zonat më të varfëra dhe më të rrezikuara nga shpopullimi, Bursa dhe Zero tarifa për cdo nxënës të arsimit profesional dhe për çdo student nga këto zona!

5. Standarde ndërkombëtare në shkollim për çdo nxënës e student. Nivelet e testeve kombëtare (Provimi i lirimit, Matura) dhe të diplomave universitare përafrohen me standardet ndërkombëtare.

6. Orientimi i arsimit të mesëm dhe të lartë profesional kah kërkesave të tregut të punës, përmes programeve të praktikave financuar, nxënësit dhe studentët përfitojnë semestra Intership-i të paguar.

7. Reformimi tërësor i universiteteve dhe shkollave tona të larta në organizimin institucional, në programet e studimit, kërkimin shkencor dhe transferimin e njohurive e shërbimeve, duke u klasifikuar në rankimet internacionale sipas fushave, përkrah universiteve më të mira të Rajonit.

8. Kthesë rrënjësore në kërkimin shkencor në universitete : 10-fishimi i investimit për kërkimin si rruga kryesore për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe shfrytëzimit të potencialit krijues të komunitetit akademik të universiteteve për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.

9. ⁠PD do të aplikoj praktikat për të mira internacionale për stimulimin e investimit privat në arsimin profesional, kërkimin, zhvillimin dhe inovacionin, në mënyrë që ai të arrijë në rreth 1,5 % të PBB.

Arena e Lajmit

Nga rritja e rrogave për mësuesit, te bursat dhe tarifat zero për arsimin profesional, çfarë parashikon programi Rithemelimit për Arsimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook