Përfshihet nga flakët banesa e pabanuar në Sarandë, shkrumbohen pajisjet dhe orenditë

Një banesë është përfshirë nga zjarri gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03.00 të së mërkurës në lagjen nr. 1, mbi rrugën “Turizëm-Kanali i Çukës”.

Zjarrfikësit dhe policia sapo u njoftuan për zjarrin, shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për se si pasojë janë djegur një pjesë e konsiderueshme orendish shtëpiake. Ndërkohë, banesa ishte e mbyllur dhe e pabanuar. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

()

Arena e Lajmit

Përfshihet nga flakët banesa e pabanuar në Sarandë, shkrumbohen pajisjet dhe orenditë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook