“Propagandë për të mbuluar fytyrën e zezë”, Bardhi shpjegon arsyet pse nuk do të votojnë ngritjen e komisionit anti-korrupsion: Duhet luftë me vepra, jo fjalë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka folur për gazetarët në lidhje me arsyen se përse opozita nuk do të bëhet pjesë e votimit për ngritjen e komisionit të posaçëm anti-korrupsion që do të bëhet nesër në Kuvend.

Ai tha se ka një mungesë vullneti nga mazhoranca për të luftuar korrupsionin.

“Keni akses në faqen e Kuvendit ku publikohet çdo akt. Nëse nuk është mos më drejtoni mua mikrofonin a do ta votojmë apo jo. Lindita Nikolla fut në rend dite një projekt vendim që nuk ka asnjë pr. vendim të zbardhur. Kjo tregon sa serioze është kjo iniciativë dhe që për Ramën të gjitha janë vetëm propagandë dite dhe PR.
Nëse Rama ka vullnet për të luftuar korrupsionin nuk e ndalon asgjë.
Më gjeni një rast që Rama ka ngritur gishtin ndaj një të korruptuari dhe ka thënë do ta heq nga puna.
Ndaj ne nuk jemi bërë pjesë e këtij procesi e nuk kemi marrë pjesë në votim.
Propagandë për të mbuluar fytyrën e zezë të korrupsionit. Ne jemi për luftë reale jo luftë me fjalë”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Propagandë për të mbuluar fytyrën e zezë”, Bardhi shpjegon arsyet pse nuk do të votojnë ngritjen e komisionit anti-korrupsion: Duhet luftë me vepra, jo fjalë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook