Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e paprecedentë, ku avokati Sokol Mëngjesi u dhunua nga 3 persona ende të paidentifikuar.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Boçi thekson se dhunimi I Mëngjesit, avokat i ish-kryeministrit Berisha, dëshmon nervozizmin e regjimit të Ramës dhe veglave të tij.
“Dhunuesit dhe urdhëruesit, në çfarëdo kolltuku të jenë ulur meritojnë një reagim e përgjigje ekzemplare.”, thuhet në reagimin e tij.
REAGIMI I BOÇIT
Goditja me leva i avokatit Mëngjesi, dëshmon qartazi nervozizmin e regjimit të Ramës e veglave të tij, përballë rritjes së zemërimit qytetar e rritjes së forcës së opozitës, si dhe konfirmon bashkëpunimin e tij me çdo bandit të vogël apo të madh për të goditur çdo opozitë përfshi dhe atë juridike.
Avokati Mëngjesi është mbrojtës jo thjesht i Berishës, por dhe i të vërtetave të opozitës përballë një sistemi drejtësie që po dëshmohet çdo ditë si aparat politik i regjimit.
Ky akt është kumbim alarmi i gjendjes së drejtësisë dhe politikës në Shqipëri.
Dhunuesit dhe urdhëruesit, në çfarëdo kolltuku të jenë ulur meritojnë një reagim e përgjigje ekzemplare.
Kushdo që ka dashur të dërgojë ndonjë mesazh do të marrë përgjigje të shpejtë politike dhe jo vetëm.