Tentoi të vriste veten me kallashnikovin pa leje dhe përfundoi i plagosur në spital, arrestohet infermieri në Tiranë

Një ditë pasi tentoi që t’i jepte fund jetës duke u vetëqëlluar me kallashnikov, policia ka arrestuar 53-vjeçarin në Tiranë. Ky i fundit, me profesion infermier, përfundoi me plagë në spital, ndërsa u arrestua për armëmbajtje pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. T., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante pa leje, në banesë, një armë zjarri kallashnikov, me të cilën ka tentuar të vetëvritet ditën e djeshme.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin D. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, duke drejtuar furgonin, ka aksidentuar shtetasen M. M., 46 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për vepeime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arena e Lajmit

Tentoi të vriste veten me kallashnikovin pa leje dhe përfundoi i plagosur në spital, arrestohet infermieri në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook