Teuta zbret në fushë me 1 korrik, ka akoma çështje për t’i zgjidhur

Teuta do të nisë të hënën e 1 korrikut përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Tema e momentin është ruajte e grupit për sezonin e ardhshëm. “Djemtë e Detit” siguruan disa javë nga fundi qëndrimin në elitë dhe tentuan në fund për një vend në Europë, por nuk ia dolën dhe projekti i ri në Superiore do nisë pikërisht nga Teuta e fund sezonit të shkuar, ku përpos përgatitjeve në fushë do të vijojë edhe merkato.

Teuta në merkaton e futbollit shqiptar po synon që të afrojë lojtarë që kanë spikatur në ekipet pretendente. Te Teuta nuk priten shumë ndryshime në radhët e grupit të lojtarëve që mbyllën vitin, ndaj një pjesë e këtyre futbollistëve do të jenë në skuadër për sezonin e ardhshëm. Mësohet se drejtuesit e klubit aktualisht po punojnë për përzgjedhjen e disa lojtarëve cilësorë që do të jenë pjesë e Teutës, për sezonin e ri. Gjithsesi, baza e ekipit pritet të jetë pak a shumë e njëjta, me disa përforcime në të dy te repartet: mesfushë dhe mbrojte. Në ditët në vazhdim lojtarë të rinj pritën t’i bashkohen Teutës deri në përfundim të merkatos.

Skuadra do të vijojë të jetë pushim edhe 33 ditë dhe tashmë angazhimet kanë kaluar te drejtuesit e skuadrës, të cilët prej ditësh po punojnë në drejtim të lojtarëve që priten të afrohen. Drejtuesit po shohin tregun vendas dhe atë të rajonit, për të gjetur lojtarët e duhur dhe që mund të përshtaten sa më shpejt, pasi dhe koha në dispozicion është e madhe. Teuta ka piketuar disa përforcime në merkaton e verës, si mundësinë më të mirë për të qenë pretendente në Kategorinë Superiore. Burime të besueshme të gazetës “Panorama Sport” pranë klubit durrsak, pohojnë se tashmë që merkato është hapur do të afrohet nga një lojtar në të tri repartet: mbrojte, mesfushë dhe sulm. Për momentin nuk mund të flitet për emra konkretë, sepse është herët dhe do shihet se cilët futbollistë kanë mundësinë për të luajtur në Durrës. Aktualisht, “Djemtë e Detit” shpresojnë të mos nxitohen, pasi merkato e verës është e gjatë.

Arena e Lajmit

Teuta zbret në fushë me 1 korrik, ka akoma çështje për t’i zgjidhur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook