U dhunua nga 3 persona në mes të ish-Bllokut, si paraqitet gjendja shëndetësore e avokatit të Berishës

Teksa tre persona i zunë pritë dhe e sulmuan me grushte dhe sende të forta, zbardhen detaje rreth gjendjes shëndetësore të avokatit të njohur, Sokol Mëngjesi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Gazetari Igli Çelmeta raporton për se Sokol Mëngjesi ka një frakturë në kokë dhe dëmtime të tjera në trup, ndërsa për momentin ndodhet në urgjencën. Duke iu referuar bluzave të bardha, gjendja e tij paraqitet stabël.

Gazetari Çelmeta raporton se Mëngjesi ende nuk ka dhënë deklarimet e tij, ndërsa po bën të gjitha ekzaminimet në spital. Sakaq, policia ka marrë në pyetje të gjithë qytetarët që janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, që ndodhi në një zonë të populluar.

()

Arena e Lajmit

U dhunua nga 3 persona në mes të ish-Bllokut, si paraqitet gjendja shëndetësore e avokatit të Berishës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook