Zjarr në spitalin rajonal të Shkodrës.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Arena e Lajmit se zjarri ka rënë në farmacinë e spitalit ndërsa janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Menjëherë kanë ndërhyrë zjarrëfikëset e Shkodrës duke shuar flakët dhe duke kthyer normalitetin.
Fillimisht flakët kanë krijuar një shqetësim për pacientët dhe stafin e mjekëve por situata është vënë nën kontroll brenda pak minutave.
Po punohet për të gjetur shkaqet e këtij zjarri që përfshiu farmacinë e spitalit të Shkodrës.