Detaje të reja ka zbardhur policia sa i përket aksidentit të regjistruar rreth orës 15:30 në aksin Lezhë-Milot.
Sipas komunikatës nga Drejtoria e Policisë së Lezhës ”, kamioni me drejtues shtetasin boshnjak Nj. G. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. V., punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.
Ndërkohë i lënduari, efektivi i policisë është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.
Me shtetasin Nj. G. I cili është drejtues i tjalerit, po kryhen veprimet procedurale, thotë policia.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, kamioni me drejtues shtetasin boshnjak Nj. G. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Gj. V., punonjës policie i DVP Lezhë, i cili sapo kishte përfunduar shërbimin.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi Gj. V., i cili po dërgohet në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.
Me shtetasin Nj. G. po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.