Alibali: Mbajtja në arrest e Berishës ka lidhje me humbjen e mandatit të deputetit

Neritan Alibali, pedagog i të drejtës Kushtetuese, në rubrikën “Opinion” në News24, tha se mbajtja nën arrest e ish-Kryeministrit Sali Berisha duket se ka lidhje me humbjen e mandatit të tij si deputet.

Alibali tha se bazuar në Kushtetutë kur një deputet nuk paraqitet pa arsye në Kuvend për 6 muaj, atëherë humbet mandatin e tij. Në rastin konkret, sipas Alibalit, për ish-Kryeministrin Sali Berisha kemi një vendim gjykate, pra është një arsye shumë më e fortë se paraqitja le të themi e një raporti mjekësor.

Alibali e vuri theksin në zhvillimin e një procedure të rregullt ligjore ndaj ish-Kryeministrit, pasi në të kundërt çështja do të shkojë në Strasburg.

Lidhur me zhvillimet në opozitë dhe faktit se kujt i takon vula apo logo e PD-së, Alibali tha se në aspektin juridik nuk ishte në gjendje të pohonte se kujt i takonte, kur në aspektin politik, pra të shumicës, atëherë ajo i takon grupimit të Rithemelimit.

Ai e konsideroi një eksperiment që nuk besonte se do të përsëritej më përfaqësimin në zgjedhje të Rithemelimit nën një koalicion si ai që ndodhi në zgjedhjet e vitit të kaluar. “Zgjedhjet e 2025 do të na japin faktet mbi peshën e opozitës, pasi në zgjedhjet vendore, ne pamë që rreth 300 mijë votues të saj nuk morën pjesë në zgjedhje”, tha Alibali.

Arena e Lajmit

Alibali: Mbajtja në arrest e Berishës ka lidhje me humbjen e mandatit të deputetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook